Vogëlushi shpërthen në lot para Beckham: Jam fansi yt (FOTO)
Një vogëlush britanik, fans i çmendur i David Beckham, shpërtheu në lot kur takoi heroin e tij ndërsa ishte në një qendër tregtare.
Christian Lewis dhe mamaja e tij, Elaine, po realizonin një foto në mbështetje të Lojërave Olimpike, kur papritur u shfaq Beckham, që kërkoi të bashkohej me ta për të realizuar një foto.
Atëherë vogëlushi shpërtheu në lot, ndërsa Beckham i dhuroi një përqafim, kurse mamaja kishte mbetur e befasuar.



