E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Vojcek", vjen në Shqipëri nga Nuegebauer

Nje shfaqje si nje kulle e vogel Babeli....keshtu ka qene edhe premiera e “Vojcek” e dramatizuar nga regjisori gjerman Stefan Neguebauer i cili ka mbledhur ne Akademine e arteve aktore shqiptare, franceze, gjermane dhe Italiane. Vojcek sjell nje histori tragjike te shkuar më 1836 nga Georg Büchner, e te cilen autori nuk mundi ta përfundonte, pasi ndërroi jetë nje vit me vone. Neugebauer na siguron se "Vojceku" i tij i ka mbetur pothuajse besnik origjinalit, vetëm se personazhi kryesor, Vojceku është shqiptar.

“Po, po eshte edhe nje experience njerezore edhe ne kuptimin europian, por para se gjithash duhet te gjeja nje tekst ku te gjithe gjuher e perdorura te kishin nje kuptim dhe nuk eshte nje zgjidhje arbitrare apo nje ide e cmendur e regjisorit. Keshtu gjeta kete pjese te autorit Buchner qe per pak kohe mbush 200 vjet nga koha kur eshte shkruar dhe une e kam vendosur gjithe historine ne Shqiperi”, thote Stefan Nuegebauer….regjisor.

Ky projekt teatror i mbështetur nga ambasadat Gjermane, Franceze, Italiane dhe Akademia e Arteve në Tiranë, tenton heqjen e barrierave gjuhësore dhe të sjellë në një vepër të vetme përvoja teatrore ndërmjet këtyre vendeve. Interpretojnë: aktorët shqiptarë Irgen çela, Suela çerri, aktori italian Gerolamo Fancellu, aktori francez Frantz Helmer, dhe aktori gjerman Folke Paulsen. Regjisori Stefan Neugebauer e sheh teatrin si hapësirën ku tregohet jeta dhe ku njerëzit zbaviten ndaj ne shfaqjen e tij aktoret shkriheshin edhe me publikun. Këtë tenton të arrijë edhe në "tempullin" e tij në Berlin, në Clubtheater, teatrin që drejton prej tri vitesh.

Mira Tuci

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›