Vojisllav Shesheli nuk pranon fajësinë
Udhëheqësi ultranacionalist serb Vojisllav Sheshel nuk pranoi fajësinë për akuzat e reja se kishte nxjerrë emrat e tre dëshmitarëve të mbrojtur gjatë gjykimit të tij për krime lufte.
Gjykata e OKB-së për krime lufte e ka akuzuar Sheshelin për mos respektim të vendimit të gjykatës se bëri të njohur pseudonimet e dëshmitarëve dhe hollësitë e jetës së tyre në një libër, që thuhet se është shkruar prej tij.
Shesheli, i cili ende udhëheq Partinë Radikale të Serbisë, është ende në gjyq para Gjykatës së Hagës për krime kundër njerëzimit.
Gjykata kishte lëshuar një urdhër për mbrojtjen e identitetit të dëshmitarëve nga hakmarrja e mundshme. Ata dëshmuan me emra të rremë dhe duke përdorur teknologjinë për ndryshimin e zërave të tyre. (ze)