E Martë, 3 Nëntor 2026

Vokshi: PS dhe Rama bllokojnë qëllimisht hetimin parlamentar për koncesionet në Shëndetësi

Ndërsa po mbushen 3 muaj kur Komisioni i Posaçëm hetimor për koncesionet në Shëndetësi po punon, kryetarja e këtij komisioni Albana Vokshi vijon të denoncojë kryeministrin Edi Rama dhe socialistët se po bllokojnë qëllimisht hetimet në punën parlamentare.

Vokshi denoncoi braktisjen e komisionit nga socialistët disa herë rresht duke thënë se kjo është një manovër për të penguar krejt punët e komisionit.

“Mazhoranca bojkoton me qëllimin e vetëm pengimin e hetimeve të dy koncesioneve abuzive dhe kjo është mazhoranca e PS dhe e Edi Ramës”, tha Vokshi në deklarate të posaçme nga zyrat e kuvendit.

Një ditë më parë socialistët bojkotuan komisionin që po heton koncesionet në Shëndetësi.

Gazetare: Sonila Agostini

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›