E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vokshi: Rama miliona euro pasuri të padeklaruar



Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi i ka kërkuar kryetarit të Bashksië Edi Rama që të çojë në prokurori faktet që posedon për akuzat që janë hedhur kundër saj. "Ftoj Ramën të çojë në prokurori faktet që thotë se posedon për akuzat e fundit. Ai flet por nuk ka denoncuar asnjë fakt konkret", tha Vokshi.

Duke pohuar se Rama dje e kërcënoi të heshtte duke e paralajmëruar se do publikonte fakte të reja për çështjen, Albana Vokshi e akuzoi kryebashkiakun se ka marrë para në këmbim të dhënies së lejeve të ndërtimit. Ajo tha se Rama ka pasuri qindra milionë euro të padeklaruar.

"Vision Construction është detyruar të kalojë në emër të Dritan Vallajit në këmbim të lejes së ndërtimit 20%, . 20 % i ka kaluar Edvin Ramës dhe ka vlerën 100 miionë euro", u shpreh Vokshi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›