E Diel, 1 Nëntor 2026

Volejboll Meshkuj/Kupa e Federatës në RTSH: Studenti rrëmben trofeun

Studenti shkurorëzon Partizanin duke fituar Kupën e Federatës me rezulatin 3-0. Ekipi i drejtuar nga Kestrin Batalli tregoi supermaci në finalne e luajtur në Farkë, e transmetuar ekskluzivisht në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar.

Në setin e parë Studenti fitoi me shifrat 25-17, ndërsa në të dytin 25-14.  Me një Partizan që nuk u fut asnjëherë në ritmin e finales, Studenti ia doli të mbyllë krej takimin duke fituar edhe setin e tretë me shifrat 25-22.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›