E Enjte, 5 Nëntor 2026

Volejboll Meshkuj/Sezoni i kuq i rrjetës shqiptare

Sezoni i rrjetës shqiptare është tërësisht i kuq, ndërsa në mbrëmjen e së martës, në sallën olimpike “Feti Borova”, Partizani është shpallur kampion në volejboll për meshkuj për herë të pesëmbëdhjetë.

3-0 në ndeshjen e tretë ndaj Erzenit, 25-18, 25-19 dhe 25-23, dhe 3-0 në ndeshje totale ndaj shijakasve, kurse skuadra e Ylli Tomorrit vijon të dominojë rrjetën shqiptare.

Medaljet dhe Kupën për skuadrën fituese i ka shpërndarë sekretari i përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Volejbollit, Albens Vokopola, zëvendëspresidenti i Federatës Shqiptare të Volejbollit, Dashamir Brari, si dhe anëtari i kryesisë Ilia Vasili.

Kështu është mbyllur sezoni i rrjetës shqiptare me Partizanin fitues të Kupës së Shqipërisë dhe kampion në volejboll për femra e për meshkuj.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›