Volejboll plazhi në Durrës, rivalitet dhe emocione buzë detit

TIRANË, 4 shtator/ATSH/ Durrësi u kthye në një arenë sportive buzë detit, teksa dita e parë e aktivitetit Beach Volley solli emocione në garën e zhvilluar në shëtitoren “Taulantia”.
Dita e parë e garës u karakterizua nga një atmosferë e veçantë, me ekipet pjesëmarrëse në lojë, ndërsa publiku ndoqi nga afër ndeshjet dhe emocionet e garës.
Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga ky aktivitet sportiv, duke u shprehur se dita e parë Beach Volley Durrës solli një atmosferë fantastike në shëtitoren “Taulantia”, ku sporti, rivaliteti dhe emocionet u bashkuan buzë detit.
Rama tha se “volejbolli i plazhit solli momente të bukura për publikun sportdashës, duke e kthyer bregdetin e Durrësit në një arenë të vërtetë sportive”.
Beach Volley Durrës organizohet me mbështetjen e bashkisë Durrës, Klubi Shumësportësh “Teuta” dhe Shoqata e Volejbollit “Teuta”.
Aktiviteti synon të promovojë sportin dhe jetën aktive, duke e kthyer shëtitoren “Taulantia” në një pikë takimi për sportdashësit dhe pushuesit gjatë ditëve të fundit të sezonit veror.
/e.i/r.e/