E Diel, 1 Nëntor 2026

Volfarth Vendimet e mirearsyetuara kthejne besimin e publikut te Gjyqesori

Lufta kundër krimit dhe korrupsionit ka qenë në fokus të takimit të ambasadorit të OSBE-së në Tiranë Eugen Volfarth dhe kryeprokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla.
“Lufta kundër krimit të organizuar, përfshirë krimin ndërkufitar, si edhe kundër korrupsionit, është parësore në sigurimin e stabilitetit në vend, në rajon dhe në nivel global”, tha Vollfarth.

Më tej ai ka shtuar se dhënia e vendimeve të mirëarsyetuara do kthente besimin e publikut tek gjyqësori.
“Dhënia e vendimeve të mirëarsyetuara e të përshtatshme, në rastet e korrupsionit të zyrtarëve të lartë, do të ishte një masë pozitive të dëshmuar vendosmëri politike dhe për të kthyer besimin e publikut te gjyqësori”- theksoi ambasadori Volfarth.
Vollfarth e siguroi Llallën se Prezenca e OSBE-së, në kuadër të qëllimit të saj kryesor për të promovuar shtetin e së drejtës, të drejtat e njeriut dhe për të konsoliduar institucionet demokratike, do të vijojë ta mbështesë dhe ndihmojë Prokurorinë e Përgjithshme.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›