E Diel, 1 Nëntor 2026

“Von der Leyen do nxisë institucionet në Shkup për integrimin”, Neziri: Integrimi në BE u dëmtua nga rënia e besimit

Vizita e presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, në Maqedoninë e Veriut mund të sjellë një shtysë të re për procesin e integrimit evropian të vendit.

Gazetari Xhelal Neziri thotë se kjo vizitë mund të hapë një dialog të ri mes Shkupit dhe Sofjes, përfshirë edhe çështjen e një lloj garancie për parashikueshmërinë e procesit të integrimit.

“Kjo vizitë e von der Leyen do të sjellë një lajm të madh për RMV, edhe një hap më tutje për afrimin e dy shteteve dhe një dialog për një lloj garancie që kërkon RMV dhe që ka të bëjë me parashikueshmërinë e procesit mes Shkupit dhe Sofjes.

Besimi në procesin e integrimit ka rënë dhe, kur nuk ka mbështetje nga opinioni publik dhe kur një proces nuk është i popullarizuar, edhe politikanët sikur nuk angazhohen për përmbushjen e reformave. Integrimi në BE u dëmtua nga rënia e besimit dhe mbështetjes. Kjo vizitë e von der Leyen do të nxisë institucionet që të lëvizin dhe të rikthejnë besimin.”  / abcnews.al /

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›