E Enjte, 5 Nëntor 2026

Von der Leyen vlerëson lidershipin e Edi Ramës; Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut do të marrin më shumë investime

Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria më 19 korrik hapin zyrtarisht negociatat e anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Presidentja e Komisionit Evropian, Urusla von der Leyen, tha se ky është moment historik dhe shtoi se të dyja shtetet kanë kryer reformat e duhura për të nisur negociatat e anëtarësimit në bllok.

“Sot Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut po hapin negociatat për anëtarësimin në BE. Ky është suksesi juaj dhe i qytetarëve tuaj, që keni punuar kaq shumë për të arritur këtu dhe keni treguar jashtëzakonisht përkushtim për vlerat tona, keni treguar këmbëngulje dhe keni pasur besim te procesi i anëtarësimit”, tha von der Leyen, gjatë një konference për media në Bruksel.

Ajo vlerësoi lidershipin dhe vizionin e kryeministrit Rama dhe homologut maqedonas Kovacesvki, qe sipasa saj, ndikuan jo pak që sot të mbahet Konferenca e parë Ndërqeveritare.

I dashur Edi, i dashur kryeministër Kovaçeveski. Keni treguar kaq shumë lidership, vizion. Durim strategjik me sasi të mëdha. Në sulmin brutal rus ju keni treguar bashkimin tuaj me vlerat europiane.Populli shqiptar dhe ai i Maqedonisë së Veriut e meriton dhe ne të gjithë do të jemi bashkë kur do të presim Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë si të barabartë në BE.

 

Më pas Von der Leyen u ndal tek teknikalitetet e Konferences së parë Ndërqeveritare.

 

 

Pas konferencës Komisioni dhe ekipet negociouese do fillojnë punën sot. Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut do të mësojnë detyrimet, mbi marrëveshjet dhe traktatet europiane.Ne do vazhdojmë të jemi më afër në fusha kyçe. P.sh Shqipëria do bashkohet në mekanizmin e mbrojtjes civile europiane. BE është aty për ta mbështetur sa herë të ketë nevojë.Maqedonia e Veriut do shqyrtojë me ne marrëveshjen Frontex. Përfitimet do të vijojnë teksa vijoni drejt BE. Do të ketë rritje të investimeve, në energji apo transport.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›