E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vondra: Gjithe Ballkani do t’i bashkohet BE-se

Numri dy i qeverise ceke, Aleksander Vondra ka deklaruar sot se gjithe rajoni i Ballkanit do te integrohet ne BE, perfshire shtetin e ri te Kosoves.

Megjithate, Vondra ka theksuar se me pare duhet te zgjidhen problemet qe ekzistojne ne kete rajon, per te cilat Cekia do te kujdeset ne menyre te vecante gjate presidences se BE.

“Tere Ballkani perendimor do t’i bashkohet BE-se, ne po punojme ne kete drejtim. Por me pare duhet te zgjidhen ceshtjet e mbetura pezull si ajo e Bosnje e Hercegovines dhe Serbise, e te tjera”, ka pohuar Vondra.

Zevendeskryeministri cek ka theksuar se samiti qe do te zhvillohet ne muajin mars mes ministrave te Jashtem te BE do te kete si teme ceshtjet e Ballkanit.

Ndersa ka shtuar se prioritetet e Republikes Ceke gjate presidences se BE do te behen te ditura nga kryeministri Topolanek ne janarin e vitit te ardhshem.



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›