E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vondra:Njohja e kosovës, stabilizon rajonin

Zv/kryeministri çek për çështje europiane, Aleksandr Vondra, ka deklaruar se njohja e pavarësisë së Kosovës i kontribuon stabilizimit të rajonit. "Konsiderojmë se njohja e pavarësisë së Kosovës dhe përfshirja e saj në procesin e integrimeve europiane do t'i kontribuojë stabilizimit të te gjithe rajonit", ka theksuar Vondra për mediat Beogradase. Ndërkaq, duke folur për takimin e ministrave të jashtëm të BE-së, në të cilin fati i Ballkanit Perëndimor ishte një nga temat kryesore, Vondra tha se "kjo mbledhja ka konfirmuar përcaktimin e BE-së që të mbajë rrjedhën e integrimeve europiane të Ballkanit Perëndimor". Sipas fjalëve të tij, ministrat janë dakorduar për hapat e ardhshëm në lidhje me një numër çështjesh specifike, siç është procesi i zgjerimit, liberalizimi i vizave dhe bashkëpunimi ekonomik. Ndërkaq po për ceshtjen e njohje se shtetit kosovar, kryetari i Aleancës Kosova e Re, Bexhet Pacolli, merr pjesë, në cilësinë e vëzhguesit, në Konferencën e Ligës Arabe që fillon të martën në Katar. Zëdhënësi i kësaj partie, bëri të ditur se Pacolli në konferencën e Ligës Arabe është takuar edhe me përfaqësues të Sirisë, Egjiptit, Libisë, Bahrejnit dhe Sudanit dhe shtoi se ai e ka njoftuar sekretarin e përgjithshëm të Ligës Arabe, Amër Musa për rëndësinë që kanë njohjet e reja për Kosovën. "Gjatë këtij takimi zoti Pacolli ka marrë garanci nga sekretari i përgjithshëm i Ligës Arabe, Amar Musa se ai do të bisedojë, një nga një, me të gjitha vendet e Ligës Arabe për t'iu dhënë atyre informacionet e nevojshme, argumentet e nevojshme që Kosova të njihet sa më shpejt nga vendet e Ligës Arabe dhe nevojën që e ka shteti i Kosovës të njihet nga këto vende", ka thënë zëdhënësi I AKR-së.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›