E Diel, 1 Nëntor 2026

Vora-Egnatia në RTSH, Bellaj: Një ndeshje me dy tablo

Trajneri i Vorës, Arjan Bellaj ka folur për emisionin “Super Gol” në RTSH pas humbjes përballë Egnatias, në sfidën e vlefshme për javën e dytë të kampionatit Abissnet Superiore. Tekniku i Vorës vlerëson kundërshtarin, të cilin e konsideron ekipin më të mirë në Shqipëri, por në të njëjtën kohë përgëzon djemtë e tij për atë që dhanë në fushë dhe beson se skuadra do të ecë përpara.

“Kishte dy tablo. Kishim pjesën e parë, treguam karakter, deri në gjysmën e pjesës së dytë pa u kryer zëvendësimet ku edhe kaluam në avantazh. Bëmë gol, por nuk ditëm ta mbanim. Kishim përballë një ekip siç është Egnatia që besoj është ekipi më i mirë në Shqipëri. Ekip që po e tregon qartë me pjesëmarrjen në grupe. E dinim që po luanim me një nga ekipet në të mira. U treguam në pjesën e parë pak cinikë, duhej të ishim më serioz në pasat e fundit, po të shënonim do të ishte ndeshja më ndryshe. E bëmë në pjesën e dytë, pror nuk ishim ata që duhet të ishim siç ishim në pjesën e parë kur ishim më kompakt. E humbëm pas minutës së 65, ndaj erdhi pësimi i golave. gjithsesi duhet të përgëzoj çunat për atë që dhanë në fushë.

Nuk është mungesë eksperience, gjysma e lojtarëve janë të njëjtët. Është diferencë në moshë, por duhet të luftosh pak më shumë e të bësh më shpejt në fushën tënde. Nuk jemi si vitin e kaluar, besoj se jemi më mirë si nga cilësia, edhe interpretimi i lojës. Edhe humbja nganjëherë nuk duhet marrë sikur mbaroi gjithçka, me atë që treguan, unë kam besim se do të shkojmë përpara”, ka thënë mes të tjerash Bellaj.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›