Vora, trajneri Bellai: Jam i kënaqur me lojtarët

Trajneri i Vorës, Arjan Bellai, ka komentuar për “Super Gol” barazimin 1-1 të arritu përballë Elbasanit në javën e 6-të të “Abissnet Superiore”.
“E kishim përgatitur këtë ndeshje, kishim kohë të punonim. Ishte një ndeshjem ku edhe ata por edhe ne kishim raste për të shënuar. Jam i kënaqur me lojtarët, duhet të mbajmë shpirtin e garës dhe të mos mërzitemi për rastet që humbëm. Për ne rëndësi ka që të kemi pikët dhe të kemi këtë dëshirë në lojë”.
“Një ndeshje e përgatitur për të mos humbur? Ne erdhëm në Elbasan që të mos humbasim. Mbyllëm Bruno Lulaj që bëri disa vertikalizime. Kishim dhënë udhëzime te Pedro që të mbyllte vertikalizimin. E arritëm qëllimin që donim. Kishte mundësi që të bënim më mirë. Ishim disi në panik, duhet të jemi të qetë dhe të dalim te loja jonë. Duhet të shfrytëznim mundësitë”.