Vota e Diasporës / Hyka: Vonesat mund të dekurajojnë votuesit. Numri i zgjedhësve i konfirmuar nga KQZ, shkëndijë besimi

Në seancën e sotme plenare, u votuan ndryshimet që lidhen me votën e Diasporës në zgjedhjet e 11 majit. Me 108 vota pro, asnjë votë kundër dhe asnjë abstenim u miratuan ndryshimet që lidhen me procesin e votës së Diasporës. E ftuar në ‘Tirana Live’, Anila Hyka nga Këshilli Kordinues i Diasporës, u shpreh se është një lajm pozitiv dhe i vonuar. Sipas saj, votuesit kanë nisur të kenë shkëndija besimi sepse numri i zgjedhësve të konfirmuar nga KQZ nuk është i pakët.
“Është lajm pozitiv, pak i vonuar. Jemi dy javë larg nga mbyllja e procedurës së regjistrimit. Gjë që një pjesë e votuesve mund të dekurajohen për të votuar, sepse për të ndaluar nuk e bëjnë dot.
Një nga pyetjet që bëjnë është për kë do votojnë.
Sistemi i referencës lidhet me deputetët që janë afër, japin aspiratat e tyre dhe që shpjegojnë për cilat gjëra do luftojnë që janë të lidhura me interesat e elektoratit. Dhe e dyta kërkojnë figura të pastra që dijnë kujt t’ja japin votën. Figura me integritet dhe nga Diaspora që t’ju japin votën.
Nuk besoj në pjesën e rrezikut sepse është një periudhë shumë e gjatë që kemi luftuar dhe që kemi bërë lobime plus që partitë politike të mëdha do rrezikonin shumë përballë popullit këtu, por dhe në Diasporë, sepse sot dhe votuesit këtu kanë filluar të kenë shkëndija besimi sepse numri i zgjedhësve të konfrmuar nga KQZ është 150,000 dhe është një shifër jo e pakët duke marrë parasysh të gjitha pengesat gjatë procesit. Këto votime do ishin bërë vjet dhe në mënyrë” , u shpreh ajo.
/ abcnews.al