E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

“Vota e Diasporës, në favor të PS”, Demaliaj: Mazhoranca do marrë mandatin e katërt më 11 maj

TIRANË- Partia Socialiste do të marrë mandatin e katër në zgjedhjet parlamentaret 11 majit.

Ky është parashikimi i analistit të njohur Ilir Demaliaj, i cili ishte i ftuar në emisionin “Tirana Live” në ABC News.

Ai theksoi se Partia Socialiste do të marrë 78-81 deputetë, ndërsa theksoi se vota e Diasporës do shkojë për mazhorancën aktuale.

“Vota e Diasporës është pro pushtetit. Partia në pushet do të marrë mandatin e katërt. Do të marrë 78-81 mandate”, tha ai.

Ai theksoi se kryeministri Edi Rama ka bërë një punë të mirë  sa i takon agjendës europiane të Shqipërisë.

Sipas Demaliajt, njerëzit do të zgjedhin Partinë Socialiste dhe jo Sali Berishën, i cili i ka shkaktuar katrahura të mëdha këtij vendi.

“Ka bërë një punë për agjendën europiane. Njerëzit janë për të votuar PS, sepse nuk mund të votojnë një njeri, që i ka sjellë katrahura Shqipërisë”, tha ai./abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›