Votat e para nga diaspora për 11 majin, zarfet erdhën nga Amerika, Norvegjia dhe Turqia! KQZ pritet të dorëzojë edhe 50 mijë të fundi

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve zotohet që brenda kësaj jave të dorëzojë të gjithë pakot zgjedhore në diasporë.
Deri më tani janë dërguar rret 190 mijë të tilla dhe janë duke u punuar 50 mijë të fundit, kryesisht të qarqeve Shkodër dhe Vlorë.
Afro 45 mijë votues tashmë i kanë marrë zarfet, dhe mbi 700 vota të para kanë ardhur në Tiranë. Ato u takojnë qarqeve Berat, Dibër, Durrës dhe Elbasan.
Bie në sy se brenda 48 orëve kanë mbërritur zarfe edhe nga vende të largëta si SHBA, Anguila apo vendet nordike. Zgjedhësit e parë janë në masë të madhe nga Italia, e ndjekur nga Gjermania, Anglia dhe Greqia.
Shifrat deri tani për votën e Diasporës: -188,945 Zarfe të Dërguara -43,304 Zarfe të Marra nga Zgjedhësit -737 Zarfa të Mbërritura në KQZ Zarfe të mbërritura sipas qarqeve -Berat 329 -Dibër 257 -Durrës 123 -Elbasan 21 Zarfe të mbërritura sipas shteteve -Itali 332 -Gjermani 144 Mbretëria e Bashkuar 97 -Greqi 64 -Franca 42 -Belgjika 11 -Zvicër 11 -Holandë 6 -Suedi 5 -Shtetet e Bashkuara te Amerikës 3 -Spanja 3 -Finlandë 2 -Norvegji 2 -Malta 2 -Luksemburg 1 -Danimark 1 -Anguila 1 -Austria 1 -Kosova 1 -Turqi 1