Votat nga diaspora/ PS e PD, thirrje e përbashkët: Votoni për Shqipërinë

Rreth 6 mijë vota kanë mbërritur nga Greqia përgjatë 24 orëve të fundit mirëpo shifrat vijojnë të mbeten të ulëta.
Në Parkun Olimpik, deri të dielën pasdite, janë administruar 23.640 vota ose thënë ndryshe 9.6% e fletëve nga shteti i dyte me më shumë shqiptarë të regjistruar, përkatësisht 68380.
Po ashtu, Greqia është edhe shteti me më shumë fletë të pa tërhequra ndaj kryekomisioneri Ilirjan Celibashi u ka kërkuar zgjedhësve nga jashtë që nuk janë kontaktuar nga DHL, të kontaktojnë shërbimin postar në vendet ku jetojne dhe të marrin zarfin. Fletet e votimit do të qëndrojnë në kutite postare deri në datën 8 maj dhe më pas do të kthehen në Shqipëri.
Por numri i ulët i fletëve të votimit të ardhura nga Greqia kanë shqetësuar edhe kryesocialistin Edi Rama, i cili për të dytën ditë rradhazi, I bëri thirrje që të mos e humbin shancin për të marrë pasaportën europiane që për ta do të thotë edhe njohje e pensioneve.
“Mbi të gjitha mesazhi e kam për ata shqiptarët në Greqi, ata jabnë ata që e kuptojnë më mirë nga të gjithë se çfarë domethënë kjo pasaporta. Nëse ne hyjmë në BE, dhe nëse shqiptarët marrin këtë pasaportë, kjo në Greqi dmth se s’të duhet më pasaporta greke”.
Një ftesë për diasporën, kryesisht në Greqi, e kishte edhe Jozefina Topalli, drejtuesja politike e PD per Diasporen.
“Dua të ju bëj ftesë të gjithë atyre që ende nuk kanë plotësuar fletën e votimit, apo nuk kanë dorëzuar zarfin që ta bëjnë këtë sa më shpejt që të jetë e mundur. ato që nuk kanë mundur të regjistrohen dhe që jetojnë jashtë kufijve të Shqipërisë, kanë një mundësi dhe unë i ftoj të bëjnë një sakrificë të fundit, që të marrin biletat, apo makinat që fundi i javës së ardhshme të jenë në Shqipëri.”
Në total, në Tiranë kanë mbërritur mbi 144 mijë fletë votimi me preferencat politike të diasporës.
Numrin më të lartë e mban Italia me mbi 63 mijë vota të ardhura, e ndjekur nga Greqia me mbi 23 mijë, Gjermania mbi 18 mijë, SHBA 14 mijë dhe Britania e Madhe 10 mijë. Sa I përket shpërndarjes në qarqe, numri më të lartë I votave I shkon Tiranës me mbi 34 mijë dhe Fierit me mbi 18 mijë./abcnews.al