Votimet, probleme në disa qarqe

Procesi i votimit ka nisur me disa probleme në disa qarqe të vendit, mungesa e bazës materiale apo e komisionerëve ka vonuar nisjen e procesit të votimit.
Në qendrën e votimit 1928 në shkollën "Partizani", në qarkun e Tiranës, puna ka nisur në orën 07:15 të mëngjesit, për shkak të mungesës së bojës. Dy persona nuk kanë gjetur emrin në listën e votuesve. Pjesa më e madhe e qytetarëve kanë votuar me kartë identiteti.
Kështu, ka nisur me disa probleme procesi i votimit edhe në qarkun e Korçës, Kolonjë, Devoll e Pogradec. Ndërkohë që në 2 qendra votimi në Bilisht votimi ka nisur një orë me vonesë dhe shkak për këtë është bërë mungesa e komisionerëve. Po ashtu edhe në komunën Shtyllë, qendrat e votimit nuk janë hapur për shkak se janë ndërruar komisionerët në momentin e fundit. Ndërkohë që në doganën e Kapshticës nuk ka radhë emigrantësh dhe gjendja paraqitet krejtësisht e qetë. Emigrantët kanë hyrë me bileta falas nga Greqia, pasi janë sponsorizuar nga partitë politike.
Në Pukë në tre qendra votimi nuk ka nisur ende procesi i votimit. Në qendrat 0396, 0367, 0367 votimi është bllokuar për shkak të mungesë së fletëve të votimit.
Në Tropojë procesi i votimit ka nisur normalisht,votimi ka nisur në orarin e caktuar. Të parët që i janë drejtuar qendrave të votimit kanë qenë studentët. Vetëm në fshatin Balsh nuk ka nisur votimi pasi mungojnë mjetet e duhura.
Në Vlorë njoftohet se në një qendër votimi nuk ka nisur procesi zgjedhor,pikërisht në qendrën numër 4498 në qytetin e Vlorës nuk ka nisur ende procesi i votimit. Shkak është bërë mungesa e bojës për tamponet e vulave. Ndërkohë që në qendrat n 4497, 4497/1 është para një interes i kënaqeshëm votuesisht.
Në qytetin bregdetar të Durrësit, janë hapur të gjitha qendrat e votimit dhe procesi ka nisur normalisht. Deri tani nuk ka pasur asnjë incident. Vetëm në një një qendër në Krujë procesi ka nisur me vonesë pasi eshtë dashur ndërrimi i qendrës së votimit . Në dy qendra votimi në Shkodër, në qendrën 270 e 276 nuk ka nisur ende votimit. Shkak është bërë vonesa e komisionerëve te PS-së. Ndërkohë që qendrat e tjera procesi ka nisur normalisht.
Në Elbasan procesi i votimit ka nisur normalisht, përveç një vonese nga ana e dy komisionereve të PSD-së. Ndërkohë nuk ka patur rradhe votimi, ndërsa theksohet se ,mosha e tretë ka qenë më e interesuara për të votuar. Nuk ka probleme me bazen materiale.
Ndërkohë që në qytetin e Gjirokastrës, procesi i votimit po ecën normalisht, e njëjta situatë paraqitet edhe në Permët dhe në Tepelenë. Në pikën kufitare të Kakavijës, ka një numër të vogël emigrantësh që kthehen.
Probleme me votimet janë shënuar në Qarkun e Fierit. Në fshatin, Kryegjatë
nuk ka nisur procesi pasi nuk është shpërndarë baza materiale
Në fshatin Rerëz, fletët e votimit kanë dalë mangët dhe në mes tyre janë futur fletë të bardha. Ndërkohë në fshatin Krac, banorët kanë bojkotuar zgjedhjet në shenjë proteste, pasi nuk është shtruar rruga kryesore e fshatit.
Nw qytetin e Beratit, në qendrën e votimit të shkollës "1 maji" dhe në dy qendra të tjera në këtë qark, procesi i votimit nuk ka nisur për shkak të mungesës së bojës. Në Berat nuk vihet re pjesëmarrje e madhe në zgjedhje.
Procesi zgjedhor ka nisur normalisht në qytetin e Lezhës. Janëshënuar disa probleme të vogla që kanë ardhur për shkak të mungesës së komisionerëve dhe bazës materiale, por që tashmë janë zgjidhur.
Në katër njësite zgjedhore të Kurbinit, nuk ka pasur asnjë parregullsi. Ndërkohë edhe forcat e policisë janë në të gjjtha qendrat e votimit.
Një incident zgjedhor është shënuar në Xhafzotaj të Shijakut. Pasi një komisioner i PS-së ka pasur një stilolaps me kamer.
Partitë politke të opozitës po i përdorin kamerat-stilolaps si pjesë të kontrollit të procesit elektoral.
Në mbledhjen e anëtarëve të KQZ-së është raportuar se në zonën 4499 në KZAZ 61 në Vlorë, nuk ka nisur procesi i votimit pasi nuk është gjendur vula.
Nuk saktësohet nëse është vjedhur apo ka humbur vula. KQZ ka komukuar më MB-në që të prodhohet vula dhe të dërgohet ne helikopter.