E Shtunë, 31 Tetor 2026

Votimi i 16 vjecareve PD Frika nga vota e tyre e pajustifikuar

Debatin e ngritur së fundi për votimin e 16 vjeçarëve në zgjedhjet e 23 qershorit, kryeministri Berisha e quan frikë të pajustifikuar nga vota e tyre.
Sipas tij votimi i tyre ne këto zgjedhje ka gjetur mbështetje të gjerë.
“Ne jemi kombi më i ri në Europë, të drejten e votës 16 vjecarëve iu a kanë njohur vënde dhe kombe me moshë mesatare shume më të madhe se sa Shqiptarët. Frika nga vota e 16 vjecarëve nuk i bënë nder asnjë njeriu edhe per faktin se 16 vjecarët sot kanë informacion për realitetin dhe botën dhjetra e dhjetra herë më shume se ç' kishin moshatarët e tyre dekada më parë.
Pretendimet e vështirësive teknike të listave të zgjedhësve për ata që bëjne “papagallin” janë thjesht padije ose keqdashje ndaj votës së 16 vjecarëve. Përfshirja e emrave të tyre në listat e zgjedhësve mund të kryhet brenda një ore. Ne kemi sistemin dixhital më të avancuar, të gjëndjes civile dhe listave të zgjedhësve.Pretendimi tjetër se nuk mund të bëhet me shpejtësi ndryshimi i Kushtetutes nuk është bindës as nga praktika shqiptare as edhe nga ajo ndërkombëtare”.
Në deklaratën për mediat zëdhënësja e selisë blu Laura Vorpsi tha se marrëveshjet e mëdha konsensuale kanë vlerën e frymës së Kushtetutës dhe janë shoqëruar dhe shoqërohen me ndryshime të gërmës respektive te saj.
Së dyti në një Republikë Paralamentare zgjerimi në kufijtë e mundshëm i trupës elektorale, vetëm se konsolidon më shumë kushtetutshmërinë e një vendi dhe qeverisjes së tij dhe së fundi, ky do të ishte teknikisht ndryshimi me anodinë i Kushtetutës, ndryshimi vetëm i 18 në 16 vjec, pra më i thjeshti teknikisht për tu realizuar.

Sipas saj atyre që perdorin si argument kundër të drejtës së votimit të 16 vjecarëve, problemin e votimit familjar, i cili është problem por që egziston edhe në disa nga vëndet më të zhvilluara të Botës, dua t’ju shtrojë pyetjen: A mos duhet sipas kësaj logjike që për të zhdukur votimin familjar duhet që nënat e 16 vjecarëve të mos votojnë apo a mos duhet që të ketë një qënder votimi për burrat dhe nje për grate?! Por përvec këtyre, problemi familjar në bindje si tendencë votimi është omniprezent në cdo vend në cdo shoqëri.
“Frika nga vota e 16 vjecarëve nisur nga ideja se Berisha e bëri këtë propozim nisur nga numri i fansave të tij në facebook, është qesharake dhe nuk zgjidh asgjë. Ata që shtrojnë në këtë mënyrë problemin dëshmojnë se per ata nuk ka rëndësi vota dhe e drejta e saj dhe se nga frika e votës janë të gatshëm të perjashtojne jo 1 mijë apo 10 mijë por edhe 100 mijë zgjedhës nga votimi. Me këtë rast, thekson kryeministri Berisha, une i siguroj këta zoterinj se ndër të gjitha frikat, ajo nga rinia është më e tmerrshmja, më e pashpresa për TA dhe se duke ju mohuar të drejtën e votimit 16 vjecarëve, duke privuar nga zgjedhjet e qershorit 100 mije votues të rinj, deshmoni frikën nga vota e lirë e Shqiptarëve! Natyrisht e njohja e së drejtës së votimit 16 vjeçarëve kërkon konsensusin e forcave politike”.
Kryeministri Berisha fton 16 vjecarët të mos dëshprohen nga qëndrimi i disa individëve keqdashës apo fatkëq me rininë e tyre te shterrur dhe aq më pak nga ata që për motive politike kanë frike nga vota e bukur plot energji, jetë dhe entuziazëm e juaja dhe bashkmoshatarve tuaj, sepse beteja jonë për votën e 16 vjecarëve është e drejtë. Ne do ta vazhdojmë atë gjer në realizimin e saj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›