Votimi ne Rahovec OJQ-te Gabim me rezultatet
Rrjeti i OJQ-ve kosovare Demokracia ne Veprim deklaroi se votimi i se dieles ne Rahovec ka nxjerre te dytin kandidatin e Aleances per Ardhmerine e Kosoves dhe jo ate te Partise Demokratike sic ishte deklaruar te dielen.
Sipas kreut te Demokracise ne Veprim Ismet Kryeziu eshte bere nje gabim ne bazen e te dhenave gjate regjistrimit dhe raportimit. Kryeziu konfirmoi se kandidati i LDK-se Ibrahim Kryeziu ka marre 27.86 per qind te votave Smajl Latifi i AAK-se 26.88 per qind dhe Xhelal Canziba nga PDK 26.63 per qind.
Ne dy vendvotime kur jane transferuar gabimisht te dhenat ne qendren tone. Megjithate Kryeziu thekson se rezultati perfundimtar pritet te mesohet pas numerimit te votave me kusht nga KQZ-ja. Rillogaritja nga Demokracia ne Veprim u be pas ankesave dhe pretendimeve te AAK-se nje dite pas zgjedhjeve se kandidati i tyre ishte i dyti dhe jo ai i PDK-se