Votimi nga jashtë, Arbana takim me banorë të Shijakut në Itali

TIRANË, 3 shkurt /ATSH/ Kryetari i bashkisë së Shijakut, Elton Arbana ishte dje në Imola (Bologna) së bashku me kryetarin e Partisë Socialiste Shijak, për t’u takuar me komunitetin shijakas që jetojnë dhe punojnë aty.
Këtij takimi iu bashkuan dhe disa deputetë të qarkut të Durrësit.
Gjatë takimit u diskutua mbi investimet që janë bërë në Shijak dhe momentin historik të votës së diasporës.
Gjithashtu u vu theksi te rëndësia e bashkëpunimit dhe përfshirjes së të gjithë shqiptarëve në këtë rrugëtim drejt vitit 2030 dhe mundësia që i është dhënë diasporës që zëri i tyre të dëgjohet.
1 nga 3