E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Votimi nga jashtë, Celibashi: Hapat për verifikimin e adresës në aplikim

TIRANË, 2 mars /ATSH/ Dispora po vijon me aplikimet në Platformën Elektronike për Regjistrimin (PER) si votues në zgjedhjet e 11 majit.

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi tërhoqi vëmendjen për verifikimin e  adresës që ka shumë rëndësi për një aplikim të suksesshëm në PER.

Ai ndaj në rrjete sociale hapet që duhet të ndiqni për verifikimin e adresës.

“Shikoni me kujdes ngarkimin e duhur të një prej dokumenteve më të përdorshëm për verifikimin e adresës të votuesve jashtë vendit.

Në dy fotot e para keni shembujt e duhur nga Italia dhe në dy fotot e dyta keni shembujt e duhur nga Greqia.

Për aplikuesit nga Italia dhe nga Greqia që të mos gabojnë tek aplikimi në PER”, shkroi Celibashi.

1 nga 5

/a.f/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›