E Diel, 1 Nëntor 2026

Votimi për Metën, Paloka: Numrat s’ndryshojnë gjë, mos prisni të bëj hetuesin

TIRANE - Në përfundim të votimit për zgjedhjen e kryetarit të kuvendit, kreu i komanduar i grupit të PD-së, Edi Paloka theksoi se grupi demokrat kishte marrë vendim për të votuar kundër Metës.

I pyetur nëse fakti që zoti Meta siguroi edhe 8 vota të opozitës, mund të konsiderohet si përçarje brenda PD-së, Paloka tha: “Kush e përcaktoi se janë deputetët tanë. Ju garantoj që nuk është kaq e rëndësishme sa mendoni ju. Opozita jonë do të jetë tjetër gjë, jo problem numrash. Numrat edhe sikur të ishit 8 apo 18 nuk ndryshojnë gjë. Ka qenë vendim i grupit për të votuar kundër. Ju prisni që unë të bëj hetuesin, nuhatësin. As nuk e dëgjova rezultatin nuk me interesonte, tani po e marr vesh nga ju.”- deklaroi Paloka.

Përveç mbështetjes së mazhorancës, kryetarit të LSI-së Ilir Meta iu besua drejtimi i Kuvendit të Shqipërisë edhe nga 8 deputetë të opozitës. Në votimin e fshehtë që u zhvillua në Kuvend, kandidatura e Metës mori 91 vota pro, 45 kundër dhe 1 abstenim.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›