E Shtunë, 31 Tetor 2026

Votohet Lotaria Kombetare, PS: Ne ne pushtet, do e anulojme

Pjese e diskutimeve te gjata dje ne seance plenare, ishte edhe projektligji per “Ratifikimin e marreveshjes se licences per Lotarine Kombetare”, qe u votua me 73 vota pro dhe 61 kunder te opozites. Qe ne nisje te diskutimeve, socialistet e cilesuan si privatizimin me te rende ne vend. Ndersa qeveria, si transparent dhe te duhur. “Ky eshte nje privatizim i personalizuar, i paligjshem, i sajuar nga Sali Berisha per te shitur me cdo kusht dhe vetem tek klienti juaj. Eshte privatizim pa para, unik ne kete rast, me qellim favorizimin me cdo kusht te klientit tuaj”, - akuzoi nga foltorja e Kuvendit, deputeti socialist, Erjon Brace. Sipas tij, me kete veprim i hiqet shtetit e drejta e Lotarise Kombetare per 10 vjet dhe i jepet nje kompanie, e cila ka te drejte edhe te nenkontraktoje. Po keshtu, edhe socialisti, Arben Ahmetaj, akuzoi qeverine se i ka siguruar kompanise fituese te Lotarise Kombetare, monopol per 10 vjet, per t’i lidhur duart opozites kur te vije ne pushtet. “Kontrata ka vetem nje qellim, eshte shitur me cmimin me te ulet, dicka qe nuk duhet te shitej dhe duhet ta mbante shteti. Lotaria Kombetare do anulohet dhe nuk ka rendesi sa klauzola keni vene per ti lidhur duart Republikes se Shqiperise, por po ju themi asnje nuk mund t’ia lidhe”, - siguroi socialisti. Por sipas Ministrit te Financave, Ritvan Bode, procesi mbi Lotarine Kombetare ka qene i hapur, transparent dhe i ligjshem. “5 per qind e xhiros do paguhet nga lojtaret, ne Austri nuk behet. Ne Shqiperi do paguhet edhe tarife mbikeqyrje. Tatim mbi xhiron, ose TVSH ne lotarine tone, ne Austri nuk ka ne kemi, tarifen e licences ne e kemi shume te vogel. Kemi taksuar me 2.3% me shume se Austria kompanine. “2,2% e xhiros do te shkoje per te mbeshtetur individe me semundje specifike, sportin e shume kategori te tjera”, - siguroi ministri. Bode tha me tej se procesi per dhenien e licences ndaj kompanise austriake ne vendin tone ka qene transparente. “Kompania eshte e madhe dhe e besueshme”, - shtoi ministri. Ai sqaroi se procesi ka qene transparent, i monitoruar dhe i konsultuar nga qendrat me te mira ne Evrope dhe ne bote.

KOMPANIA

Shoqeria, e cila ka marre licencen per te menaxhuar Lotarine Kombetare ne vendin tone, eshte ajo austriake “Oesterreichische Lotterien”, te blere per 3 milione euro. Ajo do te paguaje tatim fitimin ne masen 10%, taksat lokale, TVSH 20% per cdo blerje, 10% mbi cdo dividend qe do te terheqe, do te paguaje 10% si tatim te mbajtur ne burim ndaj cdo cmimi qe do te shperndaje, si dhe detyrimet per sigurimet shoqerore per te punesuarit.

Rama: Do t’ia kthejne publikut lotarine

Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama ka reaguar dje per diskutimin ne Kuvend te projektligjit per lotarine kombetare. Ne nje reagim ne rrjetin social “Twitter”, kreu i PS-se shprehet se argumentet e dhena nga mazhoranca per shitjen e lotarise kombetare, jane vetediskredituese. Ndersa ka shtuar se me ardhjen e PS-se pushtet, kjo licence do t’i kthehet publikut. “Argumentet e qeverise per Lotarine Kombetare, krejt vetediskredituese! Ne do t'ia kthejme publikut te drejten e pronesise mbi kete loje”, shprehet Rama. Edhe me pare kreu i PS-se ka deklaruar se do te anulohet tenderi i lotarise kombetare dhe nuk do te lihet ne dore te kompanive private. Kreu i PS-se ka deklaruar, se duke e lene ne administrim te shtetit, me ane te kesaj lotarie mund te financohen sporti dhe projekte te ndryshme kulturore.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›