E Hënë, 2 Nëntor 2026

Votojnë kandidatët për kryetar bashkie në Tepelenë, Sako i PS-së: Dilni masivisht në zgjedhje dhe shprehni vullnetin tuaj të lirë

Kandidati i pavarur i mbështetur nga PD, Gabriel Guma, dhe kandidati socialist i PS-së, Gramoz Sako kanë votuar në Tepelenë.

Guma pasi votoi u largua nga QV, ndërsa Sako u bëri thirrje qytetarëve që të dalin masivisht në zgjedhje dhe të shprehin vullnetin e tyre të lirë.

Gramoz Sako: Sapo votova në fshatin tim të lindjes në Nivicë. U bëj thirrje banorëve në Tepelenë të dalin masivisht në zgjedhje, të shprehin vullnetin e tyre të lirë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›