Votojnë spanjollët, për Torres

Fernando Torres e ka rikthyer besimin tek tifozët spanjoll. Sulmuesi spanjoll është golashënuesi më i mirë deri tani në Kupën e Konfederatave me 5 gola të shënuara.
Në një anketë në "Marca", tifozët votuan për sulmuesin e preferuar që do ta shohin nga minuta e parë në ndeshjen me Italinë.
Torres është i preferuari i 55.5% të tifozëve. Soldado është preferenca e dytë me 26.6% ndërsa Villa i treti me 17.9%./Indeksonline/