Voton kandidati Maqo Lakrori: Çdo gjë duket normale në proces

Tiranë, 26 shtator, NOA Sapo ka votuar në mjediset e njësisë bashkiake nr. 9, pranë godinës së Zëri i Popullit kandidati për kryetar i Partisë Socialiste, Maqo Lakrori.
Në një prononcim për mediat menjëherë pas momentit të votimit, mësohet që ai të jetë shprehur se çdo gjë është normale në procesin e zgjedhjes së kryetarit të ri socialist dhe se do të pritet rezultati.
Kandidati Lakrori, përkrah rivalit të tij Edi Rama, përbën elementin e vetëm të garës në Partinë Socialiste për kreun e ri të saj, i cili do ta drejtojë përgjatë katër viteve të ardhshme.
Kjo pasi asnjë kandidat tjetër uk u regjistrua në këtë garë. Edhe Arben Malaj që mund të ishte rival i saj, deklaroi tërheqjen duke e cilësuar atë si një farsë.
n.e/NOA