E Diel, 1 Nëntor 2026

Voton kandidati i “Shqipëria Bëhet” në Cërrik/ Eligert Hima: Vota i vetmi mjet që do vërë bashkinë në punë

CËRRIK – Kandidati i “Shqipëria Bëhet” në Cërrik, Eligert Hima teksa ushtroi të drejtën e votës, ftoi bashkëqytetarët e tij të dalin në votime.

“Kam një mesazh për të gjithë banorët e qytetit të Cërrikut që të dalin të gjithë të votojnë sepse vota është i vetmi mjet që mund të vërë këtë bashki në punë. I ftoj që të votojnë masivisht”, tha Eligert Hima.

Në Cërrik garon Florenc Doka (PS), Eligert Hima (“Shqipëria Bëhet”), Amarildo Hoxha (i pavarur, mbështetur nga opozita).

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›