E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Votuesit e opozitës presin më shumë nga SPAK, ja gjetjet e sondazhit

Pavarësisht qëndrueshmërisë së opinion publik në vlerësimin pozitiv të punës së SPAK, nëse i analizojmë ata politikisht) sipas mënyrës që kanë votuar në zgjedhjet e fundit 2021), ka një ndarje të qartë mes votuesve socialist dhe votuesve të opozitës për vlerësimin e punës së SPAK.

Votuesit socialistë janë më të shumtë në vlerësimin pozitiv të punës së SPAK-ut (83%)

Përkundër votuesve të opozitës që janë 28.2%.

Ata që nuk e kanë identifikuar votën e tyre në zgjedhjet e fundit ndërkohë janë 49.7%  që kanë vlerësim pozitiv për punën e prokurorisë së posaçme.

Qartazi në këto të dhëna duket se votuesit e opozitës kanë më shumë pritshmëri nga SPAK-u apo presin më shumë prej punës së këtij institucioni.

Qasja  në mbështetje ose jo të punës së SPAK-ut ka qenë një nga artikulimet më të shpeshta të partive politike kryesore në Shqipëri.

Për sa i përket kësaj , të pyetur nga barometri 63.3% e të pyeturve perceptojnë se qeveria e mbështet SPAK-un në punën e tij , ndërsa ata që mendojnë se opozita e mbështet SPAK-un në punën e tij janë vetëm 21.2%.

/a.r

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›