E Diel, 1 Nëntor 2026

Vranësira dhe reshje shiu, ulen temperaturat - ATSH -

TIRANË, 31 tetor/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se vendi ynë ditën e shtunë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me alternime kthjellimesh e vranësira mesatare deri të dendura.

Vranësirat parashikohen të shoqërohem me reshje shiu me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të vendit. Përgjatë relieveve malore të vendit reshje në formën e shtrëngatave afatshkurtra shoqëruar hera-herës me shkarkesa elektrike.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – juglindje me shpejtësi mesatare 5 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore era me shpejtësi deri në 10 m/s shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.

QYTETET Temperaturat Siglat
Shkodër 8/16 Re shi diell
Kukës 8/12 Diell re shi
Lezhë 9/16 Re shi diell
Dibër 5/13 Diell re shi
Durrës 11/17 Diell re shi
Tiranë 13/17 Diell re shi
Elbasan 12/18 Re shi diell
Berat 10/18 Diell re shi
Vlorë 12/19 Re shi diell
Korçë 8/12 Re shi diell
Gjirokastër 9/16 Re shi diell
Sarandë 12/17 Re shi diell

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›