E Diel, 1 Nëntor 2026

Vranësira mesatare deri të dendura, reshje lokale shiu

TIRANË, 10 maj /ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njoftoi se sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura dhe alternime të herëpashershme me kthjellime me këto të fundit më të theksuara pas orëve të mesditës.

Në momentin e vranësirave të dendura në relievet kodrinore – malore të vendit priten reshje shiu afatshkurtra dhe të dobëta në formë pikash.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim-jugperëndim, me shpejtësi mesatare 4 m/s, në lugina dhe bregdet era hera-herës era pritet të fitojë shpejtësi deri në 10 m/s, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat Siglat
Shkodër 12/24 Diell re
Kukës 10/23 Diell re shi
Lezhë 12/24 Diell re
Dibër 8/23 Diell re shi
Durrës 12/24 Diell re shi
Tiranë 12/24 Diell re shi
Elbasan 12/25 Diell re shi
Berat 11/25 Diell re
Vlorë 12/24 Diell re
Korçë 7/23 Diell re
Gjirokastër 10/24 Diell re shi
Sarandë 12/24 Diell re

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›