E Martë, 3 Nëntor 2026

Vrasësi i Nikulajt mbetet në qeli, fati i Ruben Saraivës vendoset në 20 mars

Portugezi Ruben Saraiva i akuzuar për vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj, prillin e vitit të shkuar, në Shëngjin, do të qëndrojë në burg duke pritur datën 20 mars për të parë vendimin e gjykatës se çfarë do të ndodhë me masën e sigurisë ndaj tij.

Sipas avokatit të tij, prokuroria nuk ka prova por vetëm dyshime.

Ndërkohë Saraiva vazhdon të mohojë akuzat për përfshirjen e tij në vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj.

Në deklarimet para hetuesve, portugezi ka qëndruar stoik duke hedhur poshtë çdo akuzë për vrasjen e biznesmenit.

Ruben Saraiva u ekstradua nga Maroku me 21 dhjetor 2023, për vrasjen e biznesmenit Nikulaj  në lokalin e këtij të fundit./vizionplus.tv

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›