E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Vrashava dhe Kievi bisedime për eksportet e drithit ukrainas

Ukraina do të tentojë të zhbllokojë eksportet e ushqimeve dhe drithërave përmes Polonisë, gjatë ditës së dytë të bisedimeve në Varshavë, pasi një ditë më parë disa shtete evropiane vendosën ndalesa ndaj produkteve të Kievit.

Polonia, Hungaria dhe Sllovakia së fundi kanë vendosur ndalesa në importet e drithërave dhe produkteve ukrainase, me qëllim që të mbrojnë tregjet e tyre nga fluksi i furnizimeve më të lira.

Ministri polak i Bujqësisë, Robert Telus, i tha radios publike PR1 të martën se bisedimet janë paraparë që të vazhdojnë dhe se Polonia dëshiron që këto produkte të shkojnë transit në Evropë .Partia në pushtet në Poloni, Ligj dhe Drejtësi përballet me zgjedhje gjatë këtij viti dhe po tregohet e kujdesshme për mbështetjen e banorëve që jetojnë në zonat rurale të cilët kultivojnë drithëra.

Ndërkohë në Hungari, zyrtarët po kontrollojnë në kufi dërgesat me drithërat ukrainase, duke lejuar hyrjen vetëm të dërgesave që kalojnë transit. Hungaria dhe shtetet e tjera në Evropën Qendrore janë bashkuar për të gjetur një zgjidhje brenda BE-së për këtë çështje, ndërsa unioni europian e ka kritikuar këtë vendim të tyre.

Ndalesat ndaj drithërave ukrainase vijnë në kohën kur marrëveshja për eksportet e miliona tonë drithërave ukrainase, që transportohen përmes Detit të Zi, pritet të skadojë më 18 maj.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›