Vrasja e 14-vjeçarit, autori i dyshuar dërgohet në burgun e të miturve në Kavajë

Autori i dyshuar për vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani, Mario P., është dërguar në burgun e të miturve në Kavajë nga spitali privat ku ai po merrte ndihmën e nevojshme mjekësore.
Grupi i ngritur nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve raportohet se hasi fillimisht në rezistencën e mjekut të spitalit privat për transferimin e 14-vjeçarit të dyshuar si autor i ngjarjes në shkollën “Fan Noli”, por më pas stafi mjekësor e firmosi epikrizën e tij.
Ngjarja tragjike ndodhi më 18 nëntor në afërsi të shkollës, ku tre të mitur u konfliktuan me njëri-tjetrin dhe si pasojë e plagëve të marra me thikë humbi jetën 14-vjeçari.
Gjykata ka dhënë masën “arrest me burg” për Mario P., autorin e dyshuar për vrasjen e bashkëmoshatarit.
/rtsh.al/