E Hënë, 2 Nëntor 2026

Vrasja e 14-vjeçarit në Maliq, viktima u mbrojt me një karrige nga goditjet e bashkëmoshatarit me thikë

Dy ditë pas ngjarjes së rëndë të shënuar në Maliq, ku pas një konflikti me armë të ftohtë thikë, humbi jetën 14-vjeçari Erald Xhejo që u godit në kraharor nga Enedio Guri, në dosjen e organit të akuzës kanë dalë në dritë fakte të reja.

Sipas të dhënave nga Prokuroria e Korçës, bëhet me dije se, pak ditë përpara ngjarjes së rëndë, Guri ka shkuar me një automjet në fshati Zvirinë dhe përpara lokalit të xhaxhait të Viktimës Xhajo, ka xhiruar gomat dhe është larguar, në shenjë kërcënimi.

Ndërsa sa i përket ditës kur ndodhi ngjarja, Xhejo bashkë me shokët e tij ka shkuar në fshatin Pirg për tu qethur dhe sapo ka parë autorin teksa po ecte me automjet, i kanë fishkëllyer dhe e kanë thirrur për tu sqaruar.

Sapo ky i fundit ka dalë nga mjeti, kanë nisur debatet dhe autori ka nxjerrë armën e ftohtë.

Për tu mbrojtur, viktima ka përdorur një karrige të lokalit, por teksa ka ecur mbrapsht është penguar dhe aty është goditur me thikë në kraharor nga autori.

E gjithë skena e ngjarjes është përftuar nga kamerat e sigurisë së lokalit, përpara të cilit ndodhi ngjarja, pamje që janë administruar nga grupi hetimor.

Gjatë së premtes, policia prangosi autori 14-vjeçar dhe shtatë persona të tjerë, të cilët kanë tentuar të fshehin ngjarjen ose të largojnë autorin nga vendi i ngjarjes, ndonëse ky i fundit mbeti vetë i plagosur, por jo nga arma e ftohtë.

Gazetare: Flutura Tota

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›