E Diel, 1 Nëntor 2026

Vrasja e 22-vjecarit policia shoqeron nje te dyshuar

Sipas policise per ngjarjen eshte ndaluar R. Kusi i cili dyshohet se ka vrare shtetasin Shkelqim Nozli 22-vjec.
Nga hetimet e kryera deri me tani ne bashkepunim edhe me Prokurorine e Rrethit Gjyqesor Tirane eshte bere i mundur zbulimi dhe arrestimi ne flagrance i autorit te kesaj ngjarje i cili eshte shtetasi Albano Bujar Kusi 19 vjec lindur dhe banues ne Tirane.

Arrestimi i tij u be per konsumim te vepres penale te Vrasjes me dashje dhe Arme mbajtjes pa leje parashikuar nga neni 76 e 278/2 te Kodit Penal.

Autori dyshohet se per motive te dobeta ka vrare me arme zjarri 22 vjecarin Shkelqim Nozlli dhe me pas eshte larguar menjehere nga vendi i ngjarjes.

Po keshtu ne lidhje me kete ngjarje eshte bere edhe arrestimi ne flagrance edhe i dy punonjesve te policise se burgut 313 ne Tirane per konsumim te vepres penale te Mos kallezimit te krimit parashikuar nga neni 300 i Kodit Penal.

Dyshohet se keto dy punonjes policie ishin ndermjetes sepse autori i ngjarjes ka tentuar te blinte dy arme tip pistolete per t8217ia shitur me pas viktimes kundrejt nje shume prej 2000 euro.

Keta dy punonjes jane shtetasit Ilir Skender Ademi 28 vjec lindur ne Erseke dhe banues ne Mezes Tirane me detyre punonjes ne burgun 313 ne Tirane si dhe Juljan Lavderim Nuho 28 vjec lindur dhe banues ne Tirane me detyre punonjes policie ne burgun 313 ne Tirane. Materialet per keto shtetas ju derguan Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Tirane per ndjekje te metejshme per konsumim te veprave penale te lartpermendura.

Nje dite me pare ne kilometrin e 22-te te aksit Tirane-Elbasan u gjet i pa jete nje 22-vjecar i cili fillimisht u dyshua se eshte aksidentuar por me pas u zbulua se i riu ishte vrare me arme zjarri. /S.Ll/

2010-10-19 1241

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›