E Diel, 1 Nëntor 2026

Vrasja e 38-vjeçares shqiptare në Itali, autori u vetëplagos, detaji që “fundosi” 31-vjeçarin pas daljes nga spitali

Vrasja e 38-vjeçares shqiptare në Itali, autori u vetëplagos,

Autori i dyshuar i vrasjes së shqiptares, Anila Ruçi ka dalë nga spitali në Itali. Mësohet se Osman Bilyhu, 31 vjeç është dërguar në burgun e Torre del Gallo, pasi gjendja e tij shëndetësore u përmirësua.

Sipas asaj që shkruajnë mediat, 31-vjeçari u gjet me plagë të rënda në bark dhe kraharor më 19 Prill. Ai i kishte thënë policisë se i kishte marrë plagët nga “një sulm me thikë nga një person i panjohur, gjatë së cilit u vra Ruçi ndërsa ai u plagos”.

Por pas hetimeve, rezultoi se kjo dëshmi e shqiptarit ishte e rremë. Ekspertiza tregoi se plagët në trupin e tij ishin shkaktuar nga vetë ai.

Gjithashtu u morën nën shqyrtim kamerat e sigurisë të cilat nuk filmuan asnjë person tjetër që të hynte apo të dilte nga shtëpia e tyre.

Për hetuesit italiane marrëdhënia mes Bilyhut dhe Ruçit nuk është përcaktuar ende. Në fshat ata e prezantonin njëri-tjetrin si motër e vëlla, por nuk kishin lidhje gjaku mes tyre. Madje dyshimet janë që mes tyre nuk ka pasur një lidhje dashurie.

Kujtojmë se Anila Ruçi u gjet e pajetë më 19 prill, ku ishte qëlluar me thikë në qafë brenda banesës së saj. Ajo që dha alarmin ishte estetistja e saj pasi e reja kishte planifikuar një takim me të, por nuk ishte paraqitur në orar.

Sondazh

A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?

  •                                                                         Po
    
    •                                                                     Jo
      
      •                                                                 Nuk e di
        

Lexo gjithashtu

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›