E Martë, 3 Nëntor 2026

Vrasja e 6 punonjësve të UNRWA-s, ministri i Jashtëm irlandez dënon sulmet ajrore izraelite

Ministri i Jashtëm irlandez Michael Martin ka dënuar sulmin izraelit në Gazë që rezultoi në vdekjen e gjashtë punonjësve të agjencisë së OKB-së për refugjatët palestinezë (UNRWA).

“Dënoj sulmet ajrore izraelite që vranë gjashtë punonjës të UNRWA-s në Gazë. Punonjësit humanitarë marrin përsipër rreziqe të jashtëzakonshme për të siguruar ushqime dhe ndihma jetike për njerëzit”, theksoi Martin në X,  duke nënvizuar: “Ka një detyrim për t’i mbrojtur ata”.

Izraeli bombardoi të mërkurën një shkollë të drejtuar nga OKB-ja në Gazë, duke vrarë 18 persona, përfshirë gjashtë anëtarë të UNRËA-s.

Sipas agjencisë, numri i viktimave në mesin e punëtorëve të UNRËA shënoi numrin më të lartë të vdekjeve në mesin e stafit të saj në një incident të vetëm.

Midis viktimave ishin menaxheri i një strehe të UNRËA-s dhe anëtarë të ekipit që ndihmonin njerëzit e zhvendosur.

Sulmi është i pesti nga ushtria izraelite kundër shkollës që nga 7 tetori i vitit të kaluar në mes të sulmit të Izraelit në Gazë.

Sipas autoriteteve, shkolla strehon më shumë se 5 mijë civilë të zhvendosur. Izraeli ka shënjestruar sistematikisht objektet civile, duke përfshirë shkollat, spitalet dhe vendet e adhurimit në mes të ofensivës së tij kundër Gazës.

Ato theksojnë se synimi i objekteve të tilla mund të përbëjë krim lufte sipas rregullave të luftës.

Muajin e kaluar, të paktën 100 njerëz u vranë dhe dhjetëra u plagosën në një sulm izraelit në shkollën Al-Taba’een në qytetin e Gazës, ku të zhvendosurit prej 6 mijë personash gjendeshin të strehuar.

Izraeli ka vazhduar ofensivën e tij brutale në Gazë që nga inkursioni ndërkufitar tetorin e kaluar nga grupi palestinez Hamas, pavarësisht rezolutës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së që kërkon një armëpushim të menjëhershëm.

Gati 41 mijë njerëz, kryesisht gra dhe fëmijë, janë vrarë që atëherë dhe më shumë se 95,000 janë plagosur, sipas autoriteteve lokale shëndetësore.

Sulmi izraelit ka zhvendosur pothuajse të gjithë popullsinë e territorit mes një bllokade të vazhdueshme që ka çuar në mungesa të mëdha të ushqimit, ujit të pastër dhe ilaçeve. Izraeli përballet me akuza për gjenocid për veprimet e tij në Gaza në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›