E Diel, 1 Nëntor 2026

Vrasja e 9-vjeçarit, vijon hasmëria mes familjeve

Foto Ilustruese

MAMURRAS- Një person humbi jeten dhe nje tjeter mbeti i plagosur ne nje atentat me arme zjarri pasdite ne Fushe Mamurras.

Pak kohe pas ngjarjes mesohet se i plagosur mbeti i riu A.Shkreta, qe u dergua me urgjence ne Spitalin Ushtarak ne Tirane, nderkohe qe humbi jeten vellai tjete Shkreta.

Ngjarja ndodhi në vendin ku u vra fëmija 9 vjecar i Jetmir Llanajt, pranë një pike karburanti në afërsi të urës së Lumit Droj.

Lidhur nga mbiemri i te plagosurit dhe vendit te ngjarjes dyshimet e para jane per nje rizgjim te hasmerise mes dy fiseve. Dyshohet se autor te jete babai i 9 vjecarit te vrare, Jetmiri.

Në qershor Olgert dhe Mariglen Shkreta, vranë një 9-vjeçar (djali i Jetmir Llanajt) gjatë një atentati, duke bërë që dy familjet Llanaj dhe Shkreta të hynë në hasmëri. Mark Shkreta, babai i dy autorëve të atentatit të 5 qershorit në Mamurras ku humbi jetën 9-vjecari Endrit Llani dhe u plagos rëndë xhaxhai i tij, u vra mëngjesin e 20 korrikut në kryeqytet, nga babai i djalit të vrarë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›