E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Vrasja e Alfred Dedjas në Ndroq dyshohet për pazare droge, autori me precedentë penalë

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me ekzekutimin e Alfred Dedjas, i cili u qëllua për vdekje me armë zjarri pasditen e sotme (1 dhjetor) në fshatin Ndroq, në periferi të Tiranës.

Julian Gjoshi nga Shijaku, 27 vjeç, është identifikuar si autori i vrasjes së Dedjas.

Sipas informacioneve paraprake, shkak dyshohet të jenë bërë prishja e pazareve të drogës.

Mësohet gjithashtu se Gjoshi është person me precedentë të mëparshëm penalë.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›