E Diel, 1 Nëntor 2026

Vrasja e Arlinda Zekajt, Gjykata në Pejë lë në qeli ish-bashkëshortin! Kunati autor ende në arrati

Gjykata Themelore në Pejë ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë së këtij qyteti, për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit, Jeton Sylaj, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “mospërfillja e gjykatës”.

Sipas njoftimit, ndaj tij është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji. Kurse autori, kunati i viktimës, është ende në arrati.

“Masa e paraburgimit llogaritet nga data 25.10.2026, në ora 20:00, deri me 24.11.2026, në ora 20:00”, thuhet në komunikatën e gjykatës

Jeton Sylaj, ish-bashkëshorti i Arlinda Zekajt e cila u vra nga kunati i saj pak ditë më parë në Vitomiricë, dyshohet se kishte ushtruar dhunë ndaj tashmë të ndjerës, si dhe e kishte kanosur disa herë.

Nga verifikimet në bazën e të dhënave të Policisë së Kosovës rezulton se Jeton Sylaj ka të hapura gjithsej gjashtë (6) raste penale, prej të cilave katër datojnë vetëm përgjatë vitit 2026.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›