E Diel, 1 Nëntor 2026

Vrasja e Arlinda Zekajt, drejtori i Policisë së Kosovës jep dorëheqjen

PRISHTINË, 30 tetor/ATSH/ Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, dha sot dorëheqjen nga posti, pesë ditë pas vrasjes së Arlinda Zekajt – rast që nxiti protesta dhe kërkesa për përgjegjësi institucionale.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka pranuar dorëheqjen e Hoxhës dhe e ka liruar atë nga detyra, bëri të ditur Zyra e Kryeministrit përmes një njoftimi.

Në vend të tij, ushtrues detyre i drejtorit të përgjithshëm të Policisë u caktua Fehmi Hoti, me propozim të ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

“Qeveria e Republikës së Kosovës e çmon kontributin dhe angazhimin e z. Hoxha përgjatë mandatit të tij”, thuhet në njoftim. /REL/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›