E Enjte, 5 Nëntor 2026

Vrasja e Egli Progës/ “Tentuan të fshehin të vërtetën!”, Prokuroria e Korçës del në konkluzion: U ndërhy në kamerat e brendshme të lokalit! Dëshmitarët…

Prokuroria e Korçës kërkoi ndryshimin e masës së sigurisë nga “detyrim paraqitje” në “arrest me burg” për tre dëshmitarët e vrasjes së Egli Progës, Voltan Shkullaku, Arian Manellari dhe Leonidha Guçe, pasi ka prova se kanë ndërhyrë në serverin e kamerave të sigurisë të instaluara në lokalin e Voltan Shkullakut pas ngjarjes.

Prokuroria është në proces të ekspertimit të pamjeve edhe të një marketi që ndodhet përballë lokalit ku u vra 42 vjeçari. Të tre të arrestuarit sot nga policia, në zbatim të urdhrit të ekzekutimit dhënë nga Prokuroria e Korçës, akuzohen për veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës.

Si autor të vrasjes policia arrestoi Denis Meçin, me akuzën e vrasjes me dashje. Por Prokuroria e Korçës, Vasjana Postol në seancën për caktimin e masës së sigurisë, lehtësoi akuzën për të nga vrasje me dashje, në vrasje nga pakujdesia. Ky veprim solli edhe një përplasje mes policisë dhe Prokurorisë së Korçës.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›