Vrasja e Kirk, Trump: Mendoj se e kemi kapur autorin

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka njoftuar se autori i vrasjes së aktivistit konservator Charlie Kirk është arrestuar. Trump theksoi se autori i krimit është në paraburgim dhe se është një individ “rreth 28-29 vjeç”.
“Mendoj se me një shkallë të lartë sigurie e kemi atë në paraburgim”, tha Trump.
Gjatë një interviste televizive, Trump tha se “dikush shumë i afërt” me të dyshuarin e dorëzoi atë në polici.
“Babai e bindi të birin,” tha Trump.
Aktivisti konservator dhe aleati i ngushtë i Presidentit Donald Trump, Charlie Kirk, u qëllua për vdekje të mërkurën (10 shtator) në një aktivitet të kolegjit të Utah-ut.
Autori dyshohet se qëlloi me armë nga çatia e një ndërtese në oborrin ku Kirk po mbante fjalën e tij. Rreth 3,000 persona ishin të pranishëm në event.
/rtsh.al/