E Diel, 1 Nëntor 2026

Vrasja e Lamaj kapen tre te dyshuar

Në orët e para të mëngjesit të së hënës, në një hotel pranë qendrës së qytetit të Selanikut, policia greke ka arrestuar tre shtetas shqiptarë, njëri prej të cilëve është Arben Frroku, i dyshuar nga policia shqiptare për vrasjen e ish-kryekomisarit Dritan Lamaj.

Arrestimi është bërë në orën katër të mëngjesit, në dhomën e hotelit, kur tre shtetasit shqiptarë po pinin uiski dhe në tavolinën e dhomës janë gjetur edhe tre gramë kokaine.

I arrestuari i dytë është Jak Jaku, kurse personi i tretë, edhe ai me mbiemrin Frroku, është një i afëm i Arben Frrokut, i dënuar nga drejtësia grekë dhe që kishte marrë një leje 6-ditore prej burgut ku kryente dënimin.

Gjithashtu, të VrasjeTiranë, ekzekutohet ish-kryekomisari Tiranë, vrasje në urbanShkodër, ekzekutim në mes të qytetit arrestuarve u është sekuestruar një benz i bardhë i tipit “ML 320”, i parkuar para hotelit që ndodhet përballë gjykatës së Selanikut.

Në fillim akuza ndaj të arrestuarve ka qenë vetëm për përdorim droge, pasi informacionet e deritanishme nuk japin hollësi për mbajtje armësh apo mjetesh të tjera.

Por burime policore theksojnë se kanë pasur informacione nga policia shqiptare se personat në fjalë ishin të dyshuarit për vrasjen e komisarit Lamaj dhe se mund të kishin kaluar kufirin grek, ndaj dhe janë ndjekur e më pas janë arrestuar. Lamaj u masakrua nga breshëria e automatikëve rreth orës 18.40 minuta të së dielës. Automjeti i tij u bë shosh nga plumbat. 41 vjeçari, me banim në Tiranë, ka kryer një sërë detyrash në Policinë e Shtetit shqiptar, ndërkohe që ka një karrierë të gjatë prej 19 vjetësh në Policinë e Shtetit.

Ai ka punuar më parë si oficer dhe shef krimesh në komisariatet e kryeqytetit, në komisariatin e Gjirokastrës, si shef i Postës Kufitare të Kakavijës, si edhe nga viti 2010 deri në nëntor të 2012 në funksionin e shefit të komisariatit numër gjashtë në Tiranë.

Pasi la këtë detyrë, në nëntor të vitit të shkuar, Lamaj kishte denoncuar në prokurori se kërcënohej sistematikisht me jetë nga disa persona.

Paraditen e së hënës, vajza, bashkëshortja, të afërmit, miqtë dhe kolegët e tij e përcollën në Varrezat e Dëshmorëve të Atdheut, ku kryekomisari do të prehet në krah të dëshmorëve të tjerë.

Policia pas vrasjes shoqëroi mbi 100 persona dhe e cilësoi ekzekutimin si një krim për shkak të detyrës. Dosja po shqyrtohet nga Prokuroria e Krimeve të Rënda.

Prova më e rëndësishme në duart e prokurorëve ka rezultuar kamera e një subjekti privat në afërsi të vendit të ngjarjes, e cila ka fiksuar të gjithë skenën e krimit, por për këtë policia nuk ka dhënë asnjë informacion.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›