E Martë, 3 Nëntor 2026

Vrasja e Liridona Ademajt, aktivistët protestë para Ambasadës së Kosovës në Tiranë

Dhjetëra aktivistë të shoqërisë civile zhvilluan një protestë për rastin e rëndë të vrasjes së Liridona Ademaj në Kosovë.

Reagimet ata i bënë para Ambasadës së Republikës së Kosovës në Tiranë. Me pankarta në duar protestuesit kërkuan drejtësi jo vetëm në rastin e Liridonës por për çdo rast të dhunës ndaj gruas.

Protesta u ndoq nga ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Skënder Durmishi i cili falenderoi aktivistët për ngritjen e zërit ndaj rastit dhe fenomenit të dhunës.

Liridona Ademaj u vra 3 ditë më parë nga një ekzekutor që dyshohet të jetë paguar nga bashkëshorti i saj Naim Murseli, i cili fillimisht e denoncoi ngjarjen si grabitje të armatosur.

Për ngjarjen, Murseli ka dalë para togave të zeza në Prishtinë që caktuan për të masën e arrestit në burg.

/rtsh/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›