E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Vrasja e Lulzim Vishës për hasmëri? Policia ushtron kontroll në banesën e familjes Domi

Policia ka ushtruar kontroll në banesën e familjes Domi, me të cilët, Lulzim Visha, 48-vjeçari i vrarë në Kamëz, dyshohet se ka pasur hasmëri.

Visha u gjet i pajetë mëngjesin e së premtes në automjetin e tij të punës, teksa dyshohet se është vrarë me armë.

Kanë qenë banorët e zonës të cilët kanë njoftuar policinë, teksa në makinë janë gjetur 12 gëzhoja. Banorët e zonës kanë deklaruar se nuk kanë dëgjuar të shtëna, çka ngre dyshimin se autorët mund të kenë përdorur silenciator.

Pista kryesore ku janë përqendruar hetimet, është ajo e hasmërisë.

Vëllai i viktimës, Besnik Visha, ka ekzekutuar 28 vjet më parë me armë zjarri Refik Domin, në afërsi të Universitetit Bujqësor të Tiranës.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›