E Enjte, 5 Nëntor 2026

Vrasja e Pjerin Xhuvanit/ Arrestohet një nga dëshmimtarët e çështjes “Paplekaj” (EMRI)

Arrestohet një nga dëshmitarët në çështjen “Paplekaj”.

Menjëherë pas daljes nga salla e gjyqit dëshmitari Mile Kurti u arrestua nga policia pasi dha dëshmi kontradiktore para gjykatësit dhe prokurorit.

Në deklaratën e tij e parë dëshmitari dha dëshmi tjetër e cila nuk përputhet me deklaratën dhënë sot, por edhe në mospërputhje me pamje filmike që prokuroria tashmë posedon nga vendi i ngjarjes.

Duke theksuar se deklaratat e tij kontradiktore janë të qëllimshme dhe synojmë pengimin e hetimeve gjykata vendosi arrestimin e tij, masë e cila u zbatua nga policia menjëherë pas daljes nga seanca.

Dyshohet se gjatë seances se sotme ka qenë edhe nën efektin e alkoolit dhe ka ofenduar edhe trupen gjykuese.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›